Kjo listë e zgjedhore e as vendvotimet se ku qytetarët shqiptarë e serb do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës ende nuk është gati.

Kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në zgjedhjet e 23 prillit për katër komunat në Veri të vendit, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar asnjë informacion për mundësitë teknike të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Kjo edhe për faktin sepse këtij institucioni i mungon raporti i plotë i sigurisë të cilin e kanë kërkuar nga MPB.

Monitoruesit e këtij procesi zgjedhor thonë se mos publikimi dhe informimi me kohë se ku do të mund të votojnë qytetarët është shkelje e procedurave dhe e afateve të përcaktuara nga vet KQZ-ja.

“Qytetarët nuk kanë njohuri se as ku mund të dalin duke ditur situatën e brishtë të sigurisë. Opsionet dhe modalitetet e përmendura veç se e kanë dëmtuar edhe më shumë situatën atje”, ka deklaruar Eugen Cakolli nga KDI.

Sipas Cakollit, pjesëmarrja e paraparë në këto zgjedhje mund të jetë bazë për të kontestuar legjitimitetin e të zgjedhurve potencial nga votat e qytetarëve.

“Pritshmëritë dhe projeksionet janë që vetëm një numër minimal, pra po flasim për dalje tejet të ulët 2 apo 3 për qind që mund të jetë maksimalisht, që më pastaj do të mund të shërbej si bazë për kontestimin e institucioneve që do të mund të dalin nga këto zgjedhje”, ka thënë Cakolli.

E situatën pak më ndryshe në veri të vendit e sheh një ish-udhëheqës i KQZ-së.

Sipas Mazllum Baraliut, zgjedhjet në katër komunat mund të mbahet pasi nuk ka nivel të lartë të rrezikshmërisë.

“Legaliteti dhe legjitimiteti nuk mund të matet me pjesëmarrjen me përqindje të temave, ose edhe me përfshiren e një partie politike që e ka uzurpuar skemën politike sic është Lista Serbe e cila duket se ka qëllime destruktive”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premtën do të mbajë mbledhjen që e shtyu dy ditë radhazi, e ku ndër të tjera pritet të shqyrtohen dhe miratohen qendrat e votimit në katër komunat veriore.