KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë të shtunën, më 15 mars, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.

Njohësi i drejtës kushtetuese dhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka komentuar këtë proces, duke theksuar se zgjatja e tij ka krijuar ndjeshmëri dhe pakënaqësi te qytetarët.

Sipas tij, ndërhyrjet e raportuara në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht gjatë numërimit fillestar, nuk janë kuptuar plotësisht nga publiku dhe nuk janë sqaruar në mënyrë transparente nga organet përkatëse të drejtësisë.

“Procesi si i tillë është stërzgjatur, që tregon që ka pasur vonesa. Por, më tepër se kaq ka pasur edhe ndërhyrje në ditën e zgjedhjeve, në momentin e llogaritjes së rezultateve preliminare. Dhe kjo ndërhyrje nuk është kuptuar sa duhet nga opinioni publik, se a ishte ndërhyrje teknike, digjitale, hakerike apo ishte më shumë se kaq. Dhe po ashtu nga organet e ndjekjes që kanë qenë në kujdestari, mbi 100 e ca prokurorisë, nuk kemi një rrjedhë të transparencës, për të ditur se çfarë ka ndodhur për arsye se ishte moment i rëndësishëm. Dhe ai shkaktoi jo vetëm ndërprerjen e pritshmërive, ndjeshmëri për të mos thënë pakënaqësi të qytetarët”, ka thënë Baraliu në FIVE të Dukagjinit.

Megjithatë, Baraliu vlerëson se, pavarësisht vonesave, procesi nuk është i cenuar në mënyrë serioze, pasi nuk ka më ankesa të hapura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) apo në Gjykatën Supreme.

“Por, filluan edhe vonesat nga faktorë dhe shkaqe të tjera. Numërimi, rinumërimi e kërkesa të ndryshme. Është i stërzgjatur procesi padyshim, por nuk është i cenuar. Sepse të gjitha kërkesat e deritanishme që ka paralajmëruar KQZ-ja se do ta shpallë nesër rezultatin përfundimtar, kjo nënkupton se nuk ka procese, ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme. Dhe pa marrë parasysh vonesat, nuk është hera e parë që po vonohemi, kësaj radhe pak më shumë, por me rëndësi është proces të mos jetë i cenuar dhe dëmtuar seriozisht”, ka shtuar Baraliu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika