KQZ: U tejkalua problemi, rezultatet e zgjedhjeve në ueb faqe po shfaqen pa pengesë
Qytetarët e Kosovës, më 9 shkurt, janë drejtuar në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit. Nga 1,970,944 persona që kishin të drejtë vote, rreth 40% morën pjesë në zgjedhje. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi numërimin e votave për subjektet politike dhe publikimin e […]
Qytetarët e Kosovës, më 9 shkurt, janë drejtuar në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit. Nga 1,970,944 persona që kishin të drejtë vote, rreth 40% morën pjesë në zgjedhje.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi numërimin e votave për subjektet politike dhe publikimin e rezultateve në uebfaqen e tij.
Mirëpo, disa minuta pas fillimit, faqja e KQZ-së u përball me probleme teknike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se problemi është tejkaluar në orët e hershme të mëngjesit.
Ai ka theksuar se tani të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se deri tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.
“Ju njoftojmë se problemi është tejkaluar dhe të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve. Gjatë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet dhe i ka krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike”, ka deklaruar Elezi.
Ai gjithashtu i ka ftuar mediat dhe qytetarët që të referohen në platformën elektronike për informacionet më të fundit mbi rezultatet.















