KQZ: Vazhdon numërimi i votave në 18 komuna, të tjerat pritet të fillojnë gjatë ditës
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, Gjakovën, Gjilanin, Drenasin dhe të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se numërimi ka nisur edhe në Ferizaj, ndërsa për komunat e mbetura do të ketë një njoftim […]
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, Gjakovën, Gjilanin, Drenasin dhe të tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se numërimi ka nisur edhe në Ferizaj, ndërsa për komunat e mbetura do të ketë një njoftim të mëvonshëm.
“Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.















