Kraki për Escobarin dhe Lajçakun: Misionarë mercenarë, kërkesat e tyre janë serbe

Nezir Kraki, njohës i çështjeve politike, ka kritikuar Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se kërkesat dhe kërcënimet e tij "nuk janë amerikane, por serbe". Ai, gjithashtu, ka argumentuar se Kosova është për zgjedhje të reja në veri dhe se qasja e Albin Kurtit është më proamerikane në afat të gjatë sesa qasja e Escobarit, i cili kërkon sukses personal momental. Kraki gjithashtu ka thënë se Escobari dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, janë "misionarë mercenarë". Ai gjithashtu thekson se Serbia është vetëm kërcënimi për konflikt në Ballkan dhe se Kosova ka të drejtën e saj në kushtetutë

Profesori Universitar, Nezir Kraki

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka kritikuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gaberiel Escobar, duke thënë se kërkesat dhe “kërcënimet” e tij “nuk janë amerikane por serbe”.

Sipas Krakit, Escobar nuk është Amerika.

“Kosova është per zgjedhje te reja ne veri dhe qasje e Albinit është më pro-amerikane ne afat te gjate sesa qasja e Escobarit i cili është ne kerkim te nje suksesi personal momental. Nuk është me koha kur rrezohen e emerohen qeveri demokratike ne zemer te Evropes. Nuk eshte Kosova Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzu me fuqinë e Amerikes dhe me miqesine qe ne kemi me të”, ka shkruar Kraki në Facebook.

Gjithashtu, edhe për të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk është Evropa.

“Kurre s’ka qenë. Si minister i jashtem i Sllovakise në ate kohe, ky eshte pozicionu kunder Evropes e kunder Amerikes duke e kundershtu me zell e me bindje pavaresine e Kosoves. Kurre, ne asnje moment ky person nuk ka shfaq asnje fije respekti ndaj Kosoves apo pranimi qofte edhe simbolik te shtetit tone. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata”, ka shtuar Kraki.

Sipas tij, Escobari dhe Lajçku janë “misionarë mercenarë”.

“E kercenimi i vetem per konflikt ne Ballakn eshte Serbia, jo Kosova. Serbia e ka ne kushtetute Kosoven. A e ka permend kete gje Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atehere, thene qafen se Kosova eshte ne shpine e vet dhe asnje pretendim s’e ka mbi Serbine apo token e saj. Eshte kollaj me arrit sukses diplomatik ne kete menyre, duke e kercenu e poshteru viktimen, te dobetin. Tani çoni lapolte « Albini po na pengon, duhet mi denu Kosoven se s’po pranon dhunim publik ». Misionarë mercenarë!”, ka shtuar Kraki.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika