Kraki: Serbia nuk është pajtuar ende ta mbyllë të “pamen” për humbjen e Kosovës

Nezir Kraki, profesori universitar ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. Në emisionin "FIVE", Kraki theksoi se në dialog nuk ka mbetur diçka e madhe për të negociuar, pasi kërkesat e dyja palëve dihen

Profesori universitar, Nezir Kraki, në emisionin “FIVE” ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.

Kraki, gjatë bisedës së tij ka theksuar se në dialog “nuk ka mbetur diçka e madhe” të negociohet dhe se kërkesat e dyja palëve dihen.

“Duhet të mbahen zgjedhje ty reja që te kemi përqafues legjitim, jo veç legal. Kosova e ka thënë këtë prej fillimit. Duhet që evropianët t vendosin atë marrëveshjen gjithëpërfshirëse mbi tavolinë dhe aspo të mbyllet këto teknicitet të zgjedhjeve këtu, të rikthemi ato pikat, 10, 11 pikat që neve na interesojnë. Dhe, nëse kanë interes të mbyllet kjo çështje, të gjithë gjërat dihen në fakt, kërkesat e Serbisë dihet, të Kosovës po ashtu. Nuk ka mbetur diçka e madh të negociohet, është arrit nj pajtueshmëri”, ka thënë Kraki.

Sipas Krakit, çdo vonesë për arritje të një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, i konvenon vetëm kësaj të fundit, duke theksuar se Serbia “ende nuk është pajtuar ende ta mbyllë të pamën për humbjen e Kosovës”.

“Tash çdo vonesë i konvenon vetëm Serbisë, sepse Serbia nuk është pajtu ende ta mbyllë ende atë që e kam quajt të pamën për humbjen e Kosovës. Habitem ende pse amerikanët dhe evropianët nuk e përdorën rreshtimin e Serbisë krah Rusisë, për t’i përdorë presion që ta lëshojë Kosovën me urgjencë absolute, dhe të merren me Serbinë për aspekte të tjera”, ka theksuar Kraki.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika