Krakit s’i pëlqejnë fort procedurat e Kuvendit: Validimi i mandateve, totalisht i panevojshëm

Seanca për konstituimin e Kuvendit u ndërpre sërish pavarësisht se kishte vota të mjaftueshme për miratimin e raportit të verifikimit të mandateve.

VV-ja kishte shumicën, por vendosi të mos e hedhë në votim raportin për mandate

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, e quajti procedurën e validimit të mandateve të panevojshme dhe kritikoi partitë opozitare për bllokadë, duke thënë se mosmarrëveshjet për dorëheqjen e qeverisë janë shkaku kryesor i krizës institucionale.

“Keqkuptimi apo keqinterpretimi apo vakuumi juridik sipas disave, qysh do që ta quajmë që është krijuar para disa ditëve vazhdoi edhe sot…

Origjina e këtij bllokimi, është kundërshtimi i partive opozitare rreth këtij nocioni të dorëheqjes, se a është në kohën  duhur, formën e duhur. Kjo është origjina, veç ta kemi të gjithë të qartë. Dhe bllokimi i parë që erdhi, nuk e orkestroi atë bllokim Albin Kurti, partia fituese. Procesi u bllokua, ishte me figurë dhe zë…

Ajo nevojë për interpretim apo sqarim të nocionit të dorëheqjes, të qeverisë të dorëhequr, apo në detyrë pas zgjedhjeve, pas certifikimit mbetet e pasqaruar nëse votohet raporti. Dhe i ke dy-tre parti që nuk janë dakord dhe mendojnë  se është dhunuar Kushtetuese në hapin e parë. Pastaj të gjithë hapat që kanë pasuar bien ndesh me Kushtetutën. Dhe ata do ta kenë legjitimet kërkesën për të kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese më vonë”, ka thënë Kraki në Debat Plus.

“Unë veç sa jam fut aty dhe po konstatoj që edhe procedura e validimit dhe votimit të mandateve në Kuvend, sipas meje, është totalisht e panevojshëm. Është procedurë aty prej vitesh, por nuk ka pas nevojë të instalohet një gjë e tillë. Sepse s’ka praktikë të tillë në Evropë”, ka shtuar Kraki.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika