Krasniqi: 25, 26 e 27 marsi ‘99 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe

“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati. Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe, ku 24 vjet më parë forcat vranë dhe masakruan 243 civilë të këtij fshati.

Krasniqi tha se mungesa e drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plagë që dhemb për gjithë Kosovë.

“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati. Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Por, sipas Krasniqit, gratë e Krushës përkundër që humbën më të dashurit e tyre, ato gjetën forcë të ngritën, duke u bërë shembull i mosdorëzimit.

“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika