Krasniqi: Akuzat e ZPS-së më kanë lënduar më shumë se torturat në burgjet jugosllave

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar të palogjikshme akuzat e ZPS-së ndaj tij.

Ai ka thënë se në tërë rrugëtimin e tij politik, më shumë e ka lënduar akuza e Gjykatës Speciale, sesa torturat mizore në burgjet e Jugosllavisë.

“Nëse në rrugëtimin tim politik ka diçka që nuk ka logjikë, është aktakuza nga ZPS-ja, përmbajta e akuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav”, ka thënë ai.

Krasniqi u shpreh se provat për ngritje të aktakuzës ndaj tij janë marrë nga libri i Karla Del Pontes dhe nga raporti i Dick Marty-t, i cili sipas tij është treguar që nuk ka vlerë dhe argumente.

“Teksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Karla Del Pontes, dhe në raportin e Dick Martyt, për gjoja trafikim organesh nga ana UÇK-së. Pas hetimeve disavjeçare nga EULEX, nga ekspertë nga 18 shtete, nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së”, ka thënë ai.

Në fund, Krasniqi i ka pasur tri lutje për prokurorinë speciale, duke bërë thirrje të mos lejohen apo përdoren mendimet e pasluftës për kohën e luftës, shënimet e librit të tij të mos keqpërdoren si dëshmi dhe që komunikatat e UÇK-së të shihen vetëm si propagandë për ngritjen e moralit të popullit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika