Krasniqi akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Parti moniste që po pengon konstituimin e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për herë të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se, katër muaj pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike, qytetarët e Kosovës dhanë një verdikt të qartë për drejtimin që duan për vendin dhe për atë se kush duhet ta qeverisë atë.

“Verdikti ishte i qartë: qytetarët thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar”, tha ai.

Ai shtoi se sot vendi ndodhet përballë një situate të bllokadës institucionale, për të cilën fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), të cilën e quajti “parti moniste”.

“Sot jemi në një situatë ku pikërisht partia moniste, LVV, po pengon konstituimin dhe funksionalizimin e Kuvendit”, u shpreh Krasniqi.

Ai e cilësoi këtë sjellje si një përpjekje të qëllimshme për bllokadë institucionale, të nxitur nga interesa të ngushta partiake.

“Sot është evidente se kemi të bëjmë me një tendencë të qëllimshme për të mbajtur institucionet në bllokadë, për arsye politike dhe për interesa partiake të ngushta”, tha ai.

Kreu i PDK-së theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rreth 40 alternativa për të formuar një shumicë parlamentare, por sipas tij, zgjidhja më e arsyeshme është dorëheqja.

“Nëse nuk e ka shumicën për të kaluar votimin, atëherë le të tërhiqet”, përfundoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika