Krasniqi akuzon Vetëvendosjen për bllokim të Kuvendit: 30 përpjekje për ta uzurpuar vullnetin e qytetarëve dhe për ta mbajtur peng atë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas dështimit të 30-të të seancës konstituive të Kuvendit, ka folur për media. Krasniqi ka deklaruar se sot janë bërë 30 seanca të dështuara. “Sot u bënë 30 seanca – 30 dështime, 30 shfaqje të papërgjegjësisë së skajshme institucionale. Tridhjetë përpjekje për ta uzurpuar vullnetin e […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas dështimit të 30-të të seancës konstituive të Kuvendit, ka folur për media.
Krasniqi ka deklaruar se sot janë bërë 30 seanca të dështuara.
“Sot u bënë 30 seanca – 30 dështime, 30 shfaqje të papërgjegjësisë së skajshme institucionale. Tridhjetë përpjekje për ta uzurpuar vullnetin e qytetarëve dhe për ta mbajtur peng atë në funksion të përmbushjes së ambicieve dhe imponimeve të një partie, e cila për herë të parë në historinë e Kosovës nuk ka shumicë parlamentare, por që kërkon t’ua imponojë vullnetin të zgjedhurve të popullit tonë,” ka thënë Krasniqi.















