Krasniqi: BE-ja nuk i heq masat para afatit 6-mujor, kërkon neutralitet ndaj zhvillimeve politike në vend 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka kritikuar vazhdimin e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të pashpjegueshme, të padrejta dhe të paarsyeshme.

Osmani takon Terrasin, kërkon heqjen e masave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE

Por ndërsa Osmani kërkoi mbështetje për heqjen e menjëhershme të tyre, analisti politik Kolë Krasniqi thotë se BE-ja nuk do ta bëjë një gjë të tillë para afatit prej gjashtë muajsh.

Në FIVE të Dukagjinit, Krasniqi sqaroi se pavarësisht se Këshilli i Evropës më 18 dhe 19 dhjetor pritet të paralajmërojë heqjen graduale të masave, ato nuk do të shfuqizohen plotësisht para skadimit të periudhës gjashtëmujore.

Sipas tij, arsyet janë të natyrës politike dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet në Kosovë.

“Tash me 18 dhe 19 Këshilli i Evropës do të t’i paralajmëroj heqjen graduale të masave. Mirëpo nuk do t’i heq ato masa para afatit 6 mujor. Për faktin se dëshiron të qëndroj krejtësisht neutral në rrjedhat politike, në zgjedhjet këtu te ne… Është mirë që nuk do të hiqen menjëherë sepse edhe nëse i heq, si e mundësi t’i implementohen. Masat janë shumë të rënda për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika