Krasniqi: Deputetët e VV-së me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, votuan kundër minatorëve e policëve

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur në mënyrë të kritikës në rrjetet sociale, duke theksuar se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore prej afër 2 mijë euro, kanë votuar kundër minatorëve dhe policëve të Kosovës, të cilët rrezikojnë çdo ditë shëndetin dhe jetën e tyre për vendin

Memli Krasniqi, Kreu i PDK-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend të ditës debatin parlamentar për minatorët. Gjithashtu, abstenuan në mocionin për policinë, pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese.

Për këtë ka reaguar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se deputetët e shumicës me të ardhura mujore afër 2 mijë euro votuan kundër minatorëve dhe policëve të Kosovës.

“Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“A ka ku shkon më poshtë”, ka pyetur Krasniqi, duke shtuar se deputetët e mazhorancës “përfaqësojnë vetën interesat personale”.

“Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika