Krasniqi dhe Riad Rashiti: Studentët janë zemra e Gjilanit dhe e ardhmja e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, zhvilluan sot një takim me studentët e këtij qyteti, ku ndanë mesazhe motivuese dhe vizionin e tyre për një Gjilan më të mirë dhe më të zhvilluar. Në fjalimin e tij, Krasniqi theksoi se studentët përfaqësojnë […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, zhvilluan sot një takim me studentët e këtij qyteti, ku ndanë mesazhe motivuese dhe vizionin e tyre për një Gjilan më të mirë dhe më të zhvilluar.
Në fjalimin e tij, Krasniqi theksoi se studentët përfaqësojnë energjinë, gjallërinë dhe të ardhmen e Gjilanit dhe të Kosovës.
“Në këtë takim, Kryetari Krasniqi tha se studentët janë arsyeja pse Gjilani ka energji, gjallëri dhe të ardhme. Ai kujtoi fjalimin e Steve Jobs para studentëve të Stanfordit, duke i ftuar të rinjtë e Gjilanit të qëndrojnë gjithmonë të uritur për dije dhe të guxojnë për të ëndërruar: ‘Stay hungry. Stay foolish.’















