Krasniqi: Do t’i kërkojmë MSh-së shtimin e numrit të infermierëve

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se do të bëjnë kërkesë te Ministria e Shëndetësisë për shtimin e numrit të infermierëve

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, pas takimit me drejtorët e spitaleve të përgjithshme të Kosovës, ka thënë se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë, shtimin e numrit të infermierëve.

Në atë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të situatës me Covid-19, e cila sipas Krasniqit, është e qetë dhe stabile.

Po ashtu, Krasniqi bëri të ditur se numri i pacientëve të shtrirë në spitale dhe në klinikat e QKUK-së, është rreth 40.

“Me tendencën e rritjes së rasteve epidemiologjike ne si ShSKUK duhet të jemi të përgatitur se që kemi qenë gjithmonë për të përballuar ndonjë fluks më të madh të pacientëve. Tani për tani situata është e qetë, numri i të shtrirëve në spitalet tonë dhe në QKUK sillet diku tek 40-të dhe ne kemi planet për menaxhim të pandemisë për rastet që do të kërkojnë hospitalizim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, më 15 qershor të vitit 2022, mbi 1 mijë infermierëve që ishin punësuar si staf mbështetës në kohën e pandemisë Covid-19, nuk iu janë vazhduar kontratat.

Më 12 maj të këtij viti, stafi mbështetës i infermierëve i kishte dërguar letër ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, me kërkesë për vazhdimin e kontratave, por një gjë e tillë nuk është bërë nga kjo ministri.

Javëve të fundit, është shtuar numri i infektimeve me Covid-19, kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të dalë me komunikata të shpeshta ku bëhet thirrje për kujdes, dhe bartje të maskave në ambiente me numër të madh të njerëzve të grumbulluar.

MSh-ja ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, dhe t’i marrin dozat e treta të vaksinës. Po ashtu, kjo ministri ka bërë të ditur se tashmë personat mbi moshën 60 vjeç, mund ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka dalë me një njoftim të shtunën, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me vaksinën Anti-Covid-19.

Ky institucion ua ka rekomanduar atyre që kanë simptoma të gripit të testohen, në mënyrë që të gjurmohen rastet më lehtë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika