Krasniqi e akuzon Kurtin se po i bllokon projektet e komunave
Kritika të ashpra ka pasur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, drejt Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me mosinvestimet sipas tij në komunat e Kosovës. Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti i ka bllokuar buxhetet dhe projektet investive në komuna. “I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti […]
Kritika të ashpra ka pasur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, drejt Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me mosinvestimet sipas tij në komunat e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti i ka bllokuar buxhetet dhe projektet investive në komuna.
“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Në turin e vizitave nëpër komuna që kam zhvilluar javëve të fundit, ku pothuajse të gjitha udhëhiqen nga kryetarë që u përkasin partive opozitare në nivel qendror, kam parë vështirësitë reale që ka niveli lokal në zbatimin e projekteve kapitale, për shkak të neglizhencës nga ana e Qeverisë Kurti”, ka vijuar ai.
Sipas tij, të vetmet projekte të nisura nga komunat e Kosovës, janë ato që janë bërë me mjete vetanake ose nga donacione nga organizatat ndërkombëtare.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta marrë parasysh kërkesën e “Asociacionit të Komunave të Kosovës për ta lëshuar Qarkoren e dytë Buxhetore sa më parë para datës 1 shtator”.















