Krasniqi e Gashi “përplasen” për temën e veteranëve

Analisti Dardan Gashi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, kanë pasur mendime të ndryshme për protestën e veteranëve

Dardan Krasniqi dhe Dardan Gashi

Analisti Dradan Gashi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, janë përplasur për temën e veteranëve.

Gashi e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se po  bën “drama e filma”, në lidhje me kërkesat e veteranëve për rritjen e pensioneve të tyre karshi pagës minimale që pritet të rritet nga 170 në 250 euro neto.

Gashi, tha se pranimi i ftesës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, nga ana e veteranëve është hap i gabuar.

“Veteranet kanë gabuar që e kanë anuluar protestën, është dashur të rrinë, sepse kanë arsye të protestojnë. Këta veteranë janë ofenduar nga Kurti dhe Ministri i Financave”, ka thënë ai.

Gashit, i është kundërpërgjigjur, ish-luftëtari Dardan Krasniqi, i cili ka thënë se fajin për gjendjen jo të mirë të veteranëve e ka opozita dhe jo qeveria e tanishme.

Sipas tij, opozita po e përdor rastin e veteranëve për të krijuar kauza të rreme. Sipas tij, veteranët e “rremë”, janë produkt i partive opozitare.

“Duke e ditë që kjo kategori që 23 viteve nga ish-pushtetet janë trajtu jo dinjitetshëm. Qeveria Kurti, duhet ta marrë në mbrojtje kategorinë e veteranëve, të mos e lejojë opozitën që e kanë bërë punën deri këtu të krijojnë kauzë”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi, ka thënë se problem edhe më i madh do të jetë kur të fillohet procesi i “pastrimit” të listave. Sipas tij ka nga ata që i kanë dhënë deri në 5 mijë euro për t’u përfshirë në listat e veteranëve.

“Sfida kryesore në Kosovë, do të jetë kur do të fillojnë të pastrohen listat, kur të dalin njerëzit prej listave që i kanë dhënë nga 5000 euro, atëherë do të instrumentalizohen veteranët keq”, ka thënë ai.

Si kundërpërgjigje ndaj tij, analisti Dardan Gashi, ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në listat e veteranëve në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu, Gashi ka thënë se më me rëndësi është të “pastrohen”, listat e të punësuarve në KEK, se sa të veteranëve.

“A ndihesh mirë si veteran, që qeveria jote i thyen shtizat për veteranët? Pse është më rëndësi ti ndreqin listat e veteranëve, pse nuk po i shikojnë edhe listat e të punësuarve në KEK”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika