Krasniqi e Hamza takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet në Mitrovicë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza janë takuar me qytetarët e prekur nga vërshimet e së enjtes së 19 janarit në Mitrovicë. Krasniqi ka thënë se "ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës".

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se të premten e 20 janarit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, janë takuar me shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme.

“Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës.

Pamje nga vizita e tyre në Mitrovicë

“Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë”, ka thënë tutje ai.

Mes tjerash, i pari i PDK-së ka theksuar se “më këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika