Krasniqi e quan qeverinë e Kurtit zhvatëse të pasurisë së mërgimtarëve

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se po i mashtron mërgimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se nga një qershori deri më 31 gusht të vitit 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë, të cilat sipas tij e kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.

Ai e kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ka vendosur procedura të panevojshme për të aplikuar mërgimtarët në mënyrë që të rimbursohen.

“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi. Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin”, ka shkrurar Krasniqi.

Për këtë arsye, Krasniqi e ka quajtur Qeverinë e Kurtit, mashtruese dhe zhvatëse të të pasurisë së mërgimtarëve.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika