Krasniqi: Është përgjegjësi e Vetëvendosjes t’i sigurojë votat për kryetarin e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon ekskluzivisht Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve. Në një prononcim për media para nisjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit, Krasniqi la të kuptohet se PDK nuk do ta mbështesë kandidaten e Vetëvendosjes, […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon ekskluzivisht Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.
Në një prononcim për media para nisjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit, Krasniqi la të kuptohet se PDK nuk do ta mbështesë kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
“Jemi këtu për të ecur përpara, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përgjegjësia e atij që i ka fituar zgjedhjet, dhe atyre u takon t’i bëjnë votat. Nëse ata dështojnë, atëherë duhet të mendohet për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi paralajmëroi se në rast të dështimit të kësaj përpjekjeje, mund të hapet rruga për opsione të tjera, të cilat parashihen në Kushtetutën e Kosovës. I pyetur nëse zgjedhjet e reja mund të jenë një mundësi në rast të bllokadës së vazhdueshme, ai u përgjigj shkurt: “Gjithmonë.”















