Krasniqi fajëson VV-në: Dhuna qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatat e dhunës që u shfaqën këtë të enjte në kuvend. Dhuna, sipas tij, ishte e orkestruar nga Qeveria kundër deputetëve të PDK-së. “Dhuna qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit! Sot, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë ballafaquar me një […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatat e dhunës që u shfaqën këtë të enjte në kuvend.
Dhuna, sipas tij, ishte e orkestruar nga Qeveria kundër deputetëve të PDK-së.
“Dhuna qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit! Sot, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë ballafaquar me një orkestim të pastër nga ana e Qeverisë, që, fatkeqësisht, ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës”, ka thënë ai.
Sipas të parit të PDK-së, sulmet e Qeverisë ndaj opozitës kanë për qëllim që t’i mbulojnë skandalet e tyre, sic është komunikimi i Mimoza Kusari – Lilës me Milan Radojçiqin.
“Që përmes një skandali tjetër, të mbulojë dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë, në të cilin, janë përfshirë ata vetë – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Kurse arsyeja e dytë, sipas Krasniqit, është që Qeveria “Të mbulojë tërheqjen e turpshme e të fshehtë të Besnik Bislimit nga veriu i Kosovës – këtij “profesori” që provokoi, nisi dhe kontribuoi pareshtur në sulmet fizike të Qeverisë ndaj deputetëve tanë”.
Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të ndalet “për asnjë moment, derisa e vërteta e plotë e koketimit të kësaj Qeverie me kriminelin Radojçiq të merret vesh plotësisht”.















