Krasniqi falënderon profesorin nga Australia i cili operoi 300 fëmijë kosovarë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar profesorin Paddy Dewan, i cili e ka falendëruar për operimet që janë bërë në mënyrë humanitare

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe profesori, Paddy Dewan

Gjatë së mërkurës (8 qershor), Drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, ka takuar profesorin, Paddy Dewan, i cili së bashku me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pedriatike janë duke operuar fëmijët në Kosovë.

Krasniqi, ka falendëruar profesorin nga Australia, që gjatë këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë, si dhe operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Misionet humanitare për ndihmën e fëmijëve të Kosovës janë nisur nga profesori Paddy Dewan që në vitin 2011-të ku deri më tani ka operuar rreth 300 fëmijë me probleme të natyrës kirurgjike.

Fëmijët janë vizituar nga drejtori dhe profesori, të cilët iu kanë uruar shërim të shpejtë, kanë bërë të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Vizitë tek fëmijët e operuar

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika