Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar Masakrën në Likoshan dhe Qirez.

Krasniqi ka thënë se martirët e dëshmorët e UÇK’së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre, janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Çirezit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.