Krasniqi i fton qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së më 2 prill në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është solidarizuar protestën e thirrur nga iniciativa “Lira ka emër”,  ku  ka thënë se ai si kryetar i PDK-së i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj protestë më  datën 2 prill në Prishtinë.

Ndërsa sipas autorëve të platformës “Liria ka emër”   të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, organizohet marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare!”, ka shkruar në Krasniqi.

“Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë”, ka përfunduar Krasniqi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit.

Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim.

Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare!

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika