Krasniqi: I papranueshëm bojkoti që pushteti po i bën Rezolutës për mbështetjen e Policisë së Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për të “është i papranueshëm bojkotimi që pushteti po i bën Rezolutës për mbështetje Policisë së Kosovës” gjatë një takimi që pati me Kryesinë e Partisë dhe kryetarët e Degëve të PDK-së nëpër Kosovë. “Të papranueshme dhe pa përgjegjësi të plotë politike, bojkotin që […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për të “është i papranueshëm bojkotimi që pushteti po i bën Rezolutës për mbështetje Policisë së Kosovës” gjatë një takimi që pati me Kryesinë e Partisë dhe kryetarët e Degëve të PDK-së nëpër Kosovë.
“Të papranueshme dhe pa përgjegjësi të plotë politike, bojkotin që pushteti po i bën Rezolutës së propozuar nga PDK, përmes së cilës, do të mbështetej konkretisht Policia e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Më tutje bojkotin që po i bëhet Rezolutës për mbështetej Policisë sipas Krasniqit “vjen në kuadër të veprimeve të papërgjegjshme dhe hakmarrëse të këtij pushteti përgjatë gjithë mandatit deri sot”.
Ndërkohë, ai ka vlerësuar se gjatë Qeverisjes e Lëvizjes Vetëvendosje ka “regres ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë”.
Në takim po ashtu u diskutua edhe për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, vendim të cilin po e shqyrtojnë eskpertët ligjorë të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështjeje.















