Krasniqi i shqetësuar me gjendjen e punëtorëve në Kosovë: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka publikuar statistikat e gjetura nga Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket punëtorëve të sektorit privat. Sipas tij, në bazë të statistikave, gjendja është alarmante. “Sipas raportit të Komisionit Evropian, 349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka publikuar statistikat e gjetura nga Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket punëtorëve të sektorit privat.
Sipas tij, në bazë të statistikave, gjendja është alarmante.
“Sipas raportit të Komisionit Evropian, 349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit ku 15 prej të tyre kanë humbur edhe jetën”, citon PDK raportin e KE-së për Kosovën.















