Krasniqi: Ka ende punë për t’u bërë që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka fajësuar Qeverinë aktuale për dëmtim të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e saj

Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas lejimit të hyrjes së qytetarëve të Kosovës në kuadër të liberalizimit të vizave në shtetin spanjoll, të cilin ajo e konsideron një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky progres nuk mund të shihet si një arritje finale drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Spanja.

“Nuk duhet harruar se, pushteti i sotëm që ishte opozita e djeshme e vonoi për vite të tëra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Keq shumë! Ky pushtet, nëse do t’i bëj ndonjë të mirë vendit e ka një mundësi: të mos i bëj më keq. Lajmi i fundit mbi lejimin e hyrjes së shtetasve kosovarë në kuadër të liberalizimit të vizave, në shtetin spanjoll, shënon një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky progres nuk mund të shihet si një arritje përfundimtare në rrugën drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi që ende ka punë për t’u bërë, çka fatkeqësisht ka munguar gjatë periudhës së qeverisjes aktuale”, shkroi ajo.

Ajo ka fajësuar Qeverinë aktuale për dëmtim të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e saj.

“Në shtator të vitit të kaluar, në një konferencë në Madrid, pata kërkuar njohjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe heqjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, të cilat për pasojë kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme ekonomike të vendit, me bllokimin e projekteve në vlerë prej 295 milionë eurove, për çka është fajtore kjo Qeveri e cila asnjë të mirë nuk ia solli vendit, përderisa edhe i dëmtoi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj tradicional”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika