Krasniqi: Ka kryetarë në veri që frikësohen ta takojnë një ministër të Qeverisë së Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, për frikën e kryetarëve të komunave veriore që ta takojnë atë, ka thënë se nuk ka të bëjë me mosbashkëpunimin, pasi sipas tij, bashkëpunimi dhe mbështetja me ta ekziston, por nuk i shfrytëzojnë projektet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në intervistë për emisionin FIVE





Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka deklaruar se ka kryetarë të Komunave në veri të Kosovës, që frikësohen ta takojnë një ministër të Qeverisë së Kosovës.

“Isha në vizita vazhdimisht në veri të Kosovës, dhe nuk pata mundësi të takohem me kryetarët e komunave, të cilët frikësohen ta takojnë një ministër të Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Krasniqi, në lidhje më këtë deklaratë, ka shtuar se kjo është diçka që nuk duhet të mohohet. Ai ka theksuar se i lajmëron gjithmonë më përpara se dëshiron të takohet me ta, por ata, siç ka treguar ai, i thonë se nuk janë në gjendje të takohen.

“Unë nuk shkoj asnjëherë pa lajmëruar edhe kryetarin, që unë do të jem në veri për t’i lajmëruar, por shpeshherë ata thërrasin në telefon dhe thonë që – unë jam shumë në gjendje të vij t’ju takoj në zyrë në Prishtinë, por këtu e kam pak telashe t’ju takoj”, ka thënë ai.

Në emisionin “FIVE”, Krasniqi është pyetur se kush kanë qenë këta kryetarë që kanë hezituar ta takojnë, ai ka thënë se ka pasur raste të tilla, por nuk i kujtohet se në cilat vizita.

Ndërsa, se pse kanë frikë kryetarët e komunave veriore ta takojnë, ai ka thënë se nuk ka të bëjë me mosbashkëpunimin, sepse sipas tij, bashkëpunimi dhe mbështetja me ta ekziston, por nuk i shfrytëzojnë projektet.

“Bashkëpunimi është, edhe për mbështetje të projekteve të reja infrastrukturore për komunitetet, të cilat këto komuna nuk po i shfrytëzojnë, pra komunat veriut”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se ka vizituar të gjitha komunat që janë në veri të Kosovës, jo vetëm këto me shumicë serbe, por edhe të tjerat.

“Asnjëra nga qeveritë e kaluara nuk ka pasur presidencë të ministrave të Kosovës më shumë neveri sesa aktualisht edhe sesa në këtë qeveri dhe kjo është në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve qeveritare që janë të përditshme”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se raporti i nivelit lokal dhe nivelit qendror është i specifikuar edhe me ligjin për qeverisje lokale, i cili sipas tij, do të thotë se secili vendim që merret në kuadër të Kuvendeve të Komunave edhe nga kryetari, dërgohet në Administrimin e Pushtetit Lokal për trajtimin të ligjshmërisë.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika