Katër serbë bëhen pjesë e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, informoi se katër anëtarë të komunitetit serbë në Kosovë janë bërë pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se në komunën e Leposaviqit, në kabinetin e kryetarit Lulzim Hetemi, janë bashkuar katër anëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me komunat do të vazhdojë, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungojë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi tha se për këto emërime e ka njoftuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika