Krasniqi kërkon mobilizim për Shaip Kamberin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të dielën e 27 majit, votuesit në Tërnoc duhet që të mos lejojnë t’ia marrin nga duart mandatin Shaip Kamberit

Shaip Kamberi dhe Memli Krasniqi-kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar mobilizim nga shqiptarët e Tërnocit, që të votojnë kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se të dielën e 27 majit, votuesit në Tërnoc duhet që të mos lejojnë t’ia marrin nga duart mandatin, Kamberit.

“Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc. Mobilizohuni dhe dilni e votoni”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Kamberi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet.

Shaip Kamberi

Kamberi, njëkohësisht, pretendent për deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se, pavarësisht ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tërnoc, partia që udhëhiqet nga ai do të vazhdojë procesin deri në fund.

Kamberi në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, është shprehur se loja ende nuk ka mbaruar.

“Loja është ngritur në një fazë krejtësisht tjetër, ne jemi në një betejë për një mandat për arsye se, pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura në Tërnoc dhe, pavarësisht se arritëm të sigurojmë një mandat, dje SPS ka dorëzuar ankesë në komisionin komunal zgjedhor, ku konteston rezultatin e zgjedhjeve me tendencë që të anulojë zgjedhjet në këtë vendvotim, që do të na sjellë në një fazë të re politike. Akoma nuk ka mbaruar loja”, është shprehur ai.

Sipas tij, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës administrative, teksa shtoi se janë në një proces që mund të zgjasë, dhe, eventualisht, me një vendim politik të anulohen zgjedhjet në këtë vendvotim.

Megjithatë, ai ka theksuar se pa mbaruar zgjedhjet në këtë vendvotim, nuk do të mund të formohet qeveria e re e as të konstituohet parlamenti serb.

Shaip Kamberi

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur, më tre prill 2022.

Kamberi, kishte kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginë. Kjo për shkak se, sipas tij, në zgjedhjet e tre prillit shumë qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.

Ai në një postim në Facebook, kishte thënë se pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore, deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës.

Kamberi për zgjedhjet në Tërrnoc: Loja ende nuk ka mbaruar

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika