Krasniqi: Koha e sundimit njëpartiak ka mbaruar, VV-ja po mban të bllokuar Kuvendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka theksuar se “demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim,” duke i kërkuar VV-së të kuptojë se koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar.

“Demokracia funksionon me shumicë jo me imponim, e dyta institucionet janë të popullit nuk janë të asnjë partie të veçante dhe e treta duhet ta kuptojmë gjithë se koha e sundimit një partiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që VV-ja i kupton këto çështje aq më mirë për vendin…. Po i takon LVV-së me propozu kryetaren e Kuvendit por nuk mundet me i kërku votat me zor. Ky mentalitet i presionit dhe nënshtrimit duhet të marrë fund më”, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu shprehu keqardhjen për situatën aktuale, duke e quajtur tallje mënyrën se si VV po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës.

“Vërtetë është e tepërt edhe njëherë në emër të partisë shpreh keqardhjen me të madhe ne drejtim të qytetarëve për këtë situatë dhe me këtë tallje që po e bën LVV-ja si partia që me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika