Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokratike, ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se raportet ndërmjet të dyja vendeve nuk kanë qenë asnjë herë me keq.

“Kosova jo vetëm me SHAB-në por me të gjithë aleatët perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë kurrë më keq nuk ka pasur raportet edhe kurrë ma të tensionuar nuk kanë qenë ato”, ka vlerësuar Krasniqi.

Më tutje, ai ka theksuar se situata ka ardhur në një pikë ku Kosovës po i vendosen sanksione nga aleatët e saj.

“Pse po ndodhë kjo prishje marrëdhënieve ? Çka po fiton Kosova nga kjo prishje e marrëdhënieve?”, ka pyetur Krasniqi.

Tutje, ai ka treguar arsyet pse po ndodhe kjo sipas tij kjo është për shkak “të imazhit pseudo rezistues e pseudo patriotik që po e ushqen për veti [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti edhe për militantet e tij për të bërë propagandë”.

Ai ka përfunduar duke thënë se në veri të Kosovës ai nuk është për zgjidhje të ligjit por për zgjidhje politike.