Krasniqi kritikon Bislimin e Gërvallën: Diplomaci e dështimit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, teksa ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se të njëjtit po mbyllin vitin pa asnjë të arritur në fushën e diplomacisë, duke e cilësuar si “dështim”

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka hedhur kritika ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se të njëjtit po mbyllin vitin pa asnjë të arritur në fushën e diplomacisë, duke e cilësuar si “dështim”.

“Diplomaci e dështimit!  Zv/Kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e mbyllen vitin 2023 pa asnjë të arritur në fushën e diplomacisë. Për rrjedhojë as nuk e mbajtën konferencën e fundivitit, sepse nuk kishin çfarë të prezantonin si arritje, përveç skandaleve dhe abuzimit me paratë e qytetarëve”, tha ajo.

Sipas deputetes, lista e dështimeve është shumë e gjatë.

“Asnjë njohje e re për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, mungesë e transparencës në dialog. Në vend se të punohej në avancimin e vendit dhe fuqizimin e pozicionit në arenën ndërkombëtare, ky pushtet shfrytëzoi terë potencialin shtetëror për të kënaqur apetitet personale duke abuzuar edhe me paranë publike, si rasti me kontratën e Gani Jakupit, të cilit i ndahen 7500 euro si pagë mujore”, shtoi ajo.

Si pasojë e “keqqeverisjes”, Kosova këtë vit u përjashtua edhe nga “Defender Europe 23” e me vonë mori edhe disa masa kufizuese nga BE-ja, ku u bllokuan edhe disa projekte në vlerë prej 295 milionë eurove, para këto që sipas deputetes  e kanë dëmtuar ekonominë e vendit.

“Ndërkohë, sot pash se kryediplomatja ishte në Vushtrri për të bërë fushatë politike, duke harruar rolin e lobimit për njohje dhe fuqizim të vendit në arenën ndërkombëtare. Mbrapshtë e kanë nisur e mbrapshtë po e mbyllin. Fatkeqësi për popullin dhe shtetin që e kanë kthyer me dekada mbrapa”, përfundoi ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika