Krasniqi kritikon Kurtin: Kryeministri në largim po përpiqet të blejë vota pesë ditë para zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si përpjekje të hapur për blerje të votave. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka akuzuar kryeministrin në largim se po përjeton panik […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si përpjekje të hapur për blerje të votave.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka akuzuar kryeministrin në largim se po përjeton panik nga humbja që e pret në zgjedhjet e së dielës, pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor.
“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën.















