Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë – kërkojmë veprime urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të fundit nga KESCO, se në ditët në vijim se të gjithë konsumatorët në Kosovë do të furnizohen vetëm përmes importit të energjisë, për shkak të mungesës së prodhimit vendor përkatësisht nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Krasniqi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë situatë alarmante dhe ka thënë se tregon më së miri dështimin e Qeverisë Kurti për të garantuar siguri energjetike për qytetarët e vendit.

“Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit dhe infrastrukturë ekzistuese për prodhim vendor, por qytetarët sot, përveç çmimeve marramendëse, po përballen edhe me pasiguri dhe kërcënime për ndërprerje të furnizimit – pa asnjë transparencë”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të PDK-së, është hera e parë që nga paslufta që KEK-u nuk po prodhon aspak energji – një fakt i paprecedentë që ngre shumë pikëpyetje dhe shqetësime serioze.

Në emër të interesit publik, ai ka kërkuar sqarime urgjente nga Qeveria në largim, duke ngritur disa pyetje thelbësore:

“Pse KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji?

Cilat janë arsyet e degradimit të kësaj ndërmarrjeje strategjike?

A është kjo pasojë e sabotimit të qëllimshëm?

A kanë dorë mafia energjetike dhe sekserët e tregtisë me energji në këtë gjendje?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë krizë?”, ka pyetur ai.

Kryetari i PDK-së tutje ka theksuar se energjia është çështje e sigurisë kombëtare dhe se kjo situatë kërkon veprime të menjëhershme, jo arsyetime apo fshehje të përgjegjësisë.

“Kriza energjetike në Kosovë është pasojë direkte e dështimit të kësaj qeverie. E ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi kolapsin e sektorëve strategjikë”, ka shkruar për fund Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika