Krasniqi përkujton Betejën e Koshares: Kjo ngjarje forcoi shpresën dhe ngriti moralin për popullin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se kjo betejë e ka ngritur moralin për popullin e Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka kujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo betejë e ka ngritur moralin për popullin e Kosovës.

“24 vite qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, i dhanë fund ndarjes së kombit shqiptar, duke thyer kufirin Kosovë – Shqipëri. Kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së – Betejës së Koshares, e cila forcoi shpresën dhe ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës”, shkroi ai.

Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën e dëshmorëve.

“Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares”.

Beteja e Koshares, më 9 prill 1999, ishte njëra ndër më të përgjakshmet të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

24 vjet nga Beteja e Koshares

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika