Krasniqi kujton Ilaz Kodrën: Ishte ndër shokët e parë të komandantit legjendar Adem Jashari

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e rënies së heroit, Ilaz Kodra, ka treguar se ai ishte një ndër shokët e parë të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe së bashkë u bënë “vëllezër të pushkës dhe besës”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodrës, ka thënë se ai ishte ndër shokët e parë të komandantit legjendar Adem Jashari.

Krasniqi ka thënë se Kodra e Jashari u bënë “vëllezër të pushkës dhe besës”, sepse sipas tij, “vetëm një vdekje dhe një fjalë e mirë – tjetër nuk ka në këtë jetë”.

“Udhëhiqeshin nga guximi, sepse, vetëm ai ua garantonte edhe të tjerat: veprimin, luftën, lirinë – të ardhmen e dëshiruar për popullin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së është shprehur se ky guxim i bëri bashkë në themelimin e UÇK-së dhe në luftën e shenjtë për liri.

“Lavdi e përjetshme Heroit Ilaz Kodra!”, ka përfunduar kreu i PDK-së.

Kujtojmë që sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Ai u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme i kreu në Skenderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, ai u regjistrua në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e ka kryer në Slloveni.

Ndikimi atdhetar që kishte ushtruar te rinia përparimtare dhe revolucionare e Prekazit e më gjerë, akti heroik dhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të vitit 1981, kundër policisë jugosllave, i kishte dhënë impulse idesë së vazhdimit pa kthim të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika