Krasniqi: Kurti duhet të raportojë në Kuvend pas takimeve në Bruksel

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për transparencë dhe raportim në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti pas takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për transparencë dhe llogaridhënie të shtuar në procesin e dialogut me Serbinë pas takimit në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi është shprehur e shqetësuar për mungesën e informacionit në këtë proces, dhe ka kërkuar që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend rreth përmbajtjes së takimit të fundit në Bruksel.

“Unë shpresoj që vetë kryeministri Kurti duhet të dijë të vijë të raportojë në Kuvend se çfarë ka ndodhur në Bruksel, të mos lërë si marrëveshjen e Ohrit, merre ose lëre, siç kishte shkuar kjo marrëveshje. Por, tash presim nesër, kemi seancë tjetër, besoj se javën e ardhmes do të dihen të gjitha se çfarë ka ndodhur, do të vijë dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Por, siç dihet, kryeministri deri më tash nuk u është përgjigjur as pyetjeve parlamentare në Kuvend”, ka deklaruar ajo për emisionin FIVE.

Krasniqi ka theksuar se kryeministri Kurti nuk u është përgjigjur as pyetjeve parlamentare në Kuvend.

Po ashtu, ajo ka thënë se mund të ketë edhe çështje konfidenciale që nuk duhet treguar publikisht, por sipas saj, Kurti duhet të përcjellë më shumë informacion për ta rritur transparencën në dialogun me Serbinë.

“Dialogu është proces që duhet të dimë se ka po shkojmë si vend, ai është kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës, aspak nuk ka pasur transparencë, ky është vetë ai që ka lypur një dialog të hapur kur ne kemi qenë në pozitë. Deri tash nuk kemi asnjë njohje, as një anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kemi një regres politikën e jashtme”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se deri më tani nuk kemi pasur një kryeministër që “vendos kokë më vete”.

“As anëtarët e partisë së vet e nuk dinë se çfarë po ndodh sot”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika