Krasniqi: Kurti e ka përmbyllur jetën e tij politike me deklaratën e mbrëmshme për Asociacionin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke i thënë se me deklaratën "ka Asociacion në Planin Evropian" e ka përmbyllur jetën e tij politike, dhe se ka bërë kapërcimin më të madh ndonjëherë në politikë "prej po Vetëvendosje jo negociata, tashmë Jo për Kosovën, Po për serbët e Kosovës"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për marrëveshjen e Ohrit, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një pyetje “Kryeministër çka ka, çka s’ka, a ka Zajednicë apo Asociacion”.

Krasniqi ka thënë se sot ka degradim esencial të dialogut, dhe sipas tij kryeministri Kurti e ka përmbyllur jetën e tij politike me deklaratën e mbrëmshme se “po ka Asociacion të përfshirë në Planin Evropian”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se Kurti e ka bërë kapërcimin më të madh ndonjëherë në politikë me këtë pajtim, “prej po Vetëvendosje jo negociata, tashmë jo për Kosovën po për serbët e Kosovës”.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të dialogut. Me një fjali e ke përmbyllur jetën politike, sepse po ka Asociacion, ka pasur Asociacion sa herë që ke thënë që s’ka. Loja me fjalë e ka afatin e skadimit, kryeministri veprimet i ka marrë mbi vete për ironi të fatit të Kosovës në vilën e Josip Titos, kasapit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, kjo tradhti e Kurtit mund të mos jetë tradhti kombëtare, por është tradhti ndaj ndjekësve të vet, militantëve të tij.

“Kurti u ka premtuar se nuk do të ketë Zajednicë, ka rrezikuar të japë autonomi serbëve të Kosovës. Ky degradim i këtij procesi është faji i tij, tha edhe vetë e ka riformatuar dialogun, sepse prej qëllimit të njohjes së ndërsjellë e ka pranuar mosnjohjen, është dorëzim”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika