Krasniqi: Kurti i paaftë për përgjegjësitë e një kryeministri

Kryetari Partisë Demokratike, Memli Krasnqi, ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër që mendon për zgjedhje të problemeve që i kanë qytetarët, e jo për zgjedhjet partiake. Sipas tij, fokusi i Kurtit duhet të ndërrohet

Memli Krasnqi.

Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar konferencën  e kryeministrit Kurti, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Krasniqit, detyrë e Kurtit është mandati përballë qytetarëve e jo defilimi përballë militantëve.

“Për një kryeministër të përgjegjshëm e veçmas në këto rrethana krize, nuk do të duhej të kishte shumë vend për konferenca shtypi nga selia e partisë, sepse detyra e parë e tij është mandati përballë qytetarëve e jo defilimi përballë militantëve. Por, ai që refuzon të përgjigjet e të mbajë përgjegjësi për dështimet përballë qytetarëve, gjithmonë do ta kërkojë shpëtimin diku tjetër”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se Kosova është në gjendjen më të rëndë sociale dhe ekonomike që nga paslufta.

Gjithashtu, sipas Krasniqit, Kurti duke mos qenë i aftë për përgjegjësitë e një kryeministri, ai po kërkon t’i ikë ballafaqimit me gjendjen në Kosovë, duke e kamufluar si ngjarje të rëndësishme për popullin mbajtjen e një procesi të rëndomtë zgjedhor brenda VV-së.

“Kosova është në ditët më të vështira të stresit social dhe ekonomik që nga paslufta. E duke qenë i paaftë për përgjegjësitë e një kryeministri, Albin Kurti po kërkon t’i ikë ballafaqimit me gjendjen, duke e shitur si ‘ngjarje’ për popullin, mbajtjen e një procesi të rëndomtë zgjedhor të subjektit të tij politik. Mbajtja e zgjedhjeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje është pjesë e demokracisë, por ‘ngjarja e vërtetë’ është kriza që ka përfshirë gjithsecilën familje në vend”, ka vazhduar Krasniqi.

Mes të tjerash, Krasniqi ka shkruar se Kosovës i duhet një kryeministër që mendon për zgjedhje të problemeve që i kanë qytetarët, e jo për zgjedhjet partiake. Sipas tij, fokusi i Kurtit duhet të ndërrohet.

“Në këto rrethana, qytetarëve iu duhet një kryeministër që mendon për zgjidhje të problemeve e jo për zgjedhje partiake! Prandaj, kryeministri duhet ta rikthejë fokusin e të përqendrohet për të marrë masa të qëndrueshme për t’ua lehtësuar qytetarëve të vendit tonë ballafaqimin me këtë krizë ekonomike gjithëpërfshirëse e të kudondodhshme”, ka përfunduar Krasniqi.

 

Postimi i Memli Krasniqit në Facebook.

Kurti paralajmëron zgjedhjet e brendshme në LVV, nuk flet për kandidaturën e tij

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika