Krasniqi: Kurti nuk e ka legjitimitetin me e shkatërru aleancën me Amerikën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën. Në një prononcim për Ekonomia Online, Krasniqi tha se një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Krasniqi tha se një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, pasi kryeministri Kurti dhe qeveria e tij me gabimet e tyre po e sjellin punën që të dëmtohen raportet ShBA-Kosovë.
“Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, sepse kur zoti Kurti dhe qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane, edhe përmes ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, edhe përmes deklarimit në konferenca të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës është dëmtuar”.
Krasniqi u shpreh se Kurti nuk e ka legjimitetin e shkatërrimit të aleancave të Kosovës.
“Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i shkatërru aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”.
Sipas tij, automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer këtë raport qenësor ekzistencial të Kosovës si ka qenë gjithmonë në të kaluarën.
“Automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës aty ku ka qenë dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët e vendit tonë”, theksoi kreu i PDK-së.















