Krasniqi: Kurti s’ka ftesë që të takohet me krerët e Shtëpisë së Bardhë

Rrezarta Krasniqi, Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), e ftuar tek emisioni FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e di se me kënd është duke u takuar kryeministri Albin Kurti në SHBA. Sipas saj, ai nuk ka ftesë, se po të kishte do t’i takonte, por mungon ftesa

Rrezarta Krasniqi deputet nga radhët e Lidhjes Demokratik të Kosovës

Deputetja Rrezarta Krasniqi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për darkën e kryeministrit Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku sipas saj, kjo darkë ia ka larguar maskën kryeministrit Kurti.

Ajo ka thënë se në të kaluarën, për këso lloj takimesh të liderëve, Kurti i shpallte tradhtarë.

“Dialogu duhet të ndodhë, nuk duhet të ketë dialog teknik, ndërsa Kurti i ka shkelur të gjitha parimet me të cila ka ardhur në pushtet”, ka deklauar Krasniqi.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se, partia e saj pret që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjelltë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka folur edhe për vizitën e kryeministrit Kurti, në Shtete e Bashkuar të Amerikës, ku ka thënë se ai nuk po takohet me zyrtarë amerikanë nga Shtëpia e Bardhë, sepse nuk ka ftesë nga ta, se po të kishte do t’i takonte, por “mungon ftesa dhe nuk e dijmë se me kënd është duke u takuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës”.

Krasniqi, gjithashtu, ka thënë se me qeverinë Kurti, Kosova nuk ka pasur progres në politikën e jashtme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika