Krasniqi: Kurtit i thashë të mendojë për kandidatë të tjerë për kryeparlamentar

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, tha qartë se zhbllokimi i situatës për konstituimin e Kuvendit varet nga ndryshimi i kandidatit për kryeparlamentar.

“Për PDK-në është me rëndësi që sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë dhe të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë. Privilegji kushtetues i takon partisë së parë për të propozuar emrin për kryeparlamentar. Kurtit i thashë që do të ishte mirë të mendonte për kandidatura të tjera”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai theksoi se PDK-ja nuk ka qenë bllokuese dhe as nuk ia zgjedh kryetarin e Kuvendit partisë së parë, por kërkon një figurë të pranueshme.

“Ne nuk kemi marrëveshje politike. Po themi: ejani që ta votojmë një figurë që mund të jetë e pranueshme,” shtoi ai.

Sipas Krasniqit, nëse Kurti dëshiron të zhbllokojë Kuvendin, duhet “që sot” të ndryshojë emrin për kryetar Kuvendi. Përndryshe, ai e sheh të kundërtën.

“Nuk më tha që ka ndryshim për emrin e Albulena Haxhiut, por unë besoj fuqishëm se nëse dëshiron zhbllokim, ai duhet të ndryshojë kandidatin,” u shpreh lideri i PDK-së.

Sa i përket koalicionit, Krasniqi ishte i qartë: “Jo more, çfarë… Nuk ka asgjë për këtë punë, qëndrimet janë të qarta.”

Takimi i Kurtit dhe Krasniqit u zhvillua vetëm pak orë para seancës së nëntë konstituive të Kuvendit, që ka dështuar tetë herë për shkak të mungesës së votave për Albulena Haxhiun.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika