Krasniqi – Kurtit: Pse s’po e sjell planin evropian në Kuvend, a po frikësohesh nga Lajçaku dhe Escobari?

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me mënyrën e qeverisjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fshihet pas parimeve dhe sillet e vepron sipas rrethanave.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka kërkuar nga kryeministri që ta sjellë në Kuvend dokumentin e plotë që ka të bëjë me çështjen e procesit të dialogut me Serbinë.

“Kryeministër ju e pranuat atë që e thashë më herët, ju në stilin e juaj dhe me mënyrën e qeverisjes fshiheni pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave. Këtu sot u befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar ta arsyetoni propozimin evropian, planin franko-gjerman që fillove t’i vendosësh mjaltë këtij ilaçi të hidhur. Pyetja është pse nuk po e sjell në Kuvend, pse nuk po e sjell krejt dokumentin dhe qoftë me dyer të mbyllura apo të hapura. Pse po fshihesh pas opozitës, pse po frikësohesh, a të ka frikësuar Lajçak apo Escobar, apo dikush tjetër të ka thënë mos gabo ta bësh këtë punë, ata nuk janë më të rëndësishëm sesa qytetarët tuaj”.

“Nuk besoj që është aq rrezikshëm siç po e bëni ju. Sa u përket marrëveshjeve, nuk janë të njëjta për nga përmbajtja. E kanë një dallim që marrëveshja e prillit në 2013 është ratifikuar këtu, ti po flet për një sërë marrëveshjesh të tjera që janë negociuar në ekipe teknike e tash nëse nuk janë të vlefshme, po të ftoj, e çratifikojmë, po e anulojmë dhe po e zhvlerësojmë pasi këtu qenka problemi. Ti i ke 60 vota edhe ne t’i bëjmë nja 20”, shtoi ai.

Sipas Krasniqit, mënyra se si po flet kreu i qeverisë i ngjan në Deja Vu.

“Nëse nuk ka marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë, dije që kot je duke shkuar në dialog, kot je duke u angazhuar, kot je duke u marrë me këtë punë. Duhet të ketë përfundim, me kriju veç edhe një status-quo të re është mos me bo kurrgjë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika