Krasniqi: Kuvendi i Kosovës ka bërë gabim të madh që ka votuar Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Albert Krasniqit ka thënë se qeveria ende ka kohë që ta përmirësojë gabimin që e ka votuar Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë, duke e rikthyer këtë Projektligji në qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe ta trajtojë me një grup gjithëpërfshirës

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus

Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus, ka reaguar pas miratimit në leximi të parë të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se nuk bën të mendohet që një shtet demokratik në Kuvendin e tij, në mënyrë të vetëdijshme, e ka miratuar “një projektligj që nuk garanton të drejtat themelore të njeriut, që nuk respekton standardet ndërkombëtare, dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

Sipas Krasniqi, Kuvendi i Kosovës sot ka bërë një gabim të madh.

Tutje, ai ka thënë se Kuvendi i  Kosovës, e ka të vështirë që t’i adresojë vërejtjet e këtij projektligji.

“Të vetmin argument që Qeveria kishte, ishin numrat që kontrollonte në Kuvend”, theksuar Krasniqi.

Ndërkohë, ai ka propozuar se ky Projektligji duhet të rikthehet në qeverinë e Kosovës, e të trajtohet nga një grup gjithëpërfshirës, i cili do të ketë për detyrë që t’i adresojë të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe grupeve të tjera të interesit.

“Dhe drafti i dytë duhet t’i dërgohet sërish Komisionit të Venecias për vlerësim, dhe kështu të veprohet deri në adresimin e vërejtjes së fundit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar ende ka kohë që qeveria ta korrigjojë këtë gabim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika