Krasniqi: Lia e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se lia e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19, dhe nëse do të shfaqen raste me këtë sëmundje, spitalet janë të përgatitura për t'i trajtuar

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si lia e majmunit.

Ai në një intervistë për Kp, ka deklaruar se lia e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19.

“Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë, dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre…Nga ajo që dihet deri tani të paktën është se kjo sëmundje nuk e ka mundësinë e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë që mos ta marrë atë fuqi dhe atë shpejtësi, por duhet të presim se si po zhvillohet situata”, ka thënë ai.

Ndryshe, të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, tashmë e ka konfirmuar se është një rast i dyshimtë me linë e majmunëve në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Dragashi, i cili për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Ministria ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se i dyshuari me linë e majmunëve është i hospitalizuar në QKUK

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika