Krasniqi liron nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draft – statutit të Asociacionit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draft - statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas prezantimit të draft-statutit për Asociacionin në takimin e djeshëm nga ana e tyre, ky ekip tash është pa status.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vetë është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij Ekipi Menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković”, ka thënë Krasniqi.

Ekipi ishte i kryesuar nga Danijela Vujçiq, e i përbërë nga Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ky takim përfundoi me pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë, por me papajtueshmëri për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

May be an image of blueprint and text

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika