Krasniqi- LVV: Ndryshoni kandidaten për kryeparlamendar
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se insistimi arbitrar i Lëvizjes Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po e pamundëson konstituimin e Kuvendit. Ai i ka bërë thirrje LVV-së që ta ndryshojnë kandidaten e tyre për kryeparlamentare. “Absolutisht e pakuptueshme që vijmë këtu edhe për herën e shtatë me mandatin qytetar për t’i […]
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se insistimi arbitrar i Lëvizjes Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po e pamundëson konstituimin e Kuvendit.
Ai i ka bërë thirrje LVV-së që ta ndryshojnë kandidaten e tyre për kryeparlamentare.
“Absolutisht e pakuptueshme që vijmë këtu edhe për herën e shtatë me mandatin qytetar për t’i dhënë vendit institucionet e reja që burojnë nga verdikti i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit por insistimi arbitrar i Lëvizjes Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po e pamundëson që të lëvizim nga ky pozicion Demokracia ështëq vërdikti i shumicës nëse këta nuk e kanë shumicën parlamentare s’mund ta imponojnë vullnetin me zor andaj edhe sot ftesa ime është e njëjtë ndryshojeni kandidatin…”, ka thënë ai pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit.
“Kjo është mungesë totale e përgjegjësisë, qytetarët kanë votuar për të ardhur e të diskutuar për tema që iu interesojnë atyre. Unë do të doja që sa më shpejt të kalonim në hapat e zgjedhjes së qeverisë. Qeveria nuk ka legjitimitet. Bllokada këtu më shumë se për Albulena Haxhiun është për Albin Kurtin, sepse Albin Kurti nuk po mund të bëhet kryeministër. Duke mos dashur të bllokohet te emri i tij, e sakrifikon Albulena Haxhiun. Por, kështu po e bllokon edhe shtetin e qytetarët duke na lënë pa institucione legjitime. Nuk ka nevojë për takime në këtë fazë, vetëm duhet ta ndryshojnë kandidatin. Nuk mbahet shteti peng për një njeri, cilido qoftë ai apo ajo”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se nëse vazhdon kjo bllokadë, është shumë më mirë të shkohet në zgjedhje.















