Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Eblert Krasniqi, është duke qëndruar në shtetin e Izraelit, është duke zhvilluar takime me bartës të institucioneve të shteti nikoqir

Sipas Krasniqit, ai në Izrael është duke diskutuar për mundësin e bashkëpunimit të Komunave të Kosovës me Komunat e shtetit të Izraelit.

“Me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Idan Roll diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Komunave të Shtetit të Izraelit, shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve së më efikase për qytetarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai gjithashtu është takuar dhe me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Divizionit për Euro-Azi, Simona Halperin.

Krasniqi njoftoi Halperin kanë diskutuar për prioritetet për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe për mundësin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

“Ndërsa, në takim me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Agjencionit të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Einat Shlain”, ka shtuar ai.

Digjitalizimin në nivel lokal, agjendën e gjelbër kanë qenë tema të diskutimit me qëllim zhvillimin ekonomik lokal sipas Krasniqit.