Krasniqi mbledh PDK-në: Asociacioni duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga kryeministri, Albin Kurti, në lidhje me procesin e dialogut dhe draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë ditës së martë ka zhvilluar takime të ndara me kryesinë e partisë, me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe me kryetarët e degëve, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Krasniqi ka thënë se statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Kryetari Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga ana e Kryeministrit Kurti në raport me procesin e dialogut, përkatësisht me draft-statutin e Asociacionit, për të cilin nuk ka ndarë akoma asnjë detaj me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe me qytetarët. Ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të njoftohen zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës për përmbajtjen e dokumentit që e ka pranuar, si dhe duhet ta dinë se deri në çfarë mase drafti i statutit të Asociacionit do ta ndryshojë rregullimin e brendshëm dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim e PDK-së.

Siç theksohet në njoftim, gjatë takimeve të Krasniqit me anëtarë e deputetë të PDK-së është fajësuar Qeveria Kurti për dështimet në dialog, regresin ekonomik e të tjera.

“Gjatë këtyre takimeve u tha se regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat, krahas dështimit në dialog, të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë. Kryetari Memli Krasniqi i ka njoftuar zyrtarët e PDK-së edhe  për takimin me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak javën e kaluar, të cilët i njoftoi se i ka kërkuar atij që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës. Kreu i PDK-së ka thënë se në takimet e këtyre ditëve, ka shprehur qëndrimin konsistent se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, thuhet më tej.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika